Shpërthim i madh në Ukrainë, pamje të tmerrshme të civilëve të vrarë nëpër rrugë

Marketing

Teksa bisedimet po vazhdojnë mes Ukrainës dhe Rusisë, është raportuar për një shpërthim në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, Kharkovin.

Sipas Nexta, nga shpërthimi ka edhe civil të vrarë, transmeton albora.ch.

Sipas pamjeve të publikuara nga Nexta, gjendja duket tejet e përshkallëzuar e trupa të civilëve të gjakosur të shtrirë nëpër rrugë.

“Kyiv Post” citon ministrin e Brendshëm të ketë thënë se janë vrarë shumë civilë dhe janë lënduar mijëra të tjerë në Kharkov, derisa po zhvillohen negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kujdes, pamjet e publikuara janë të rënda.

Kujtojmë, se bisedimet po vazhdojnë nga atje, ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, ia ka mirëpritur delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës për t’i zhvilluar bisedimet, të hënën, duke u thënë atyre se ata duhet të ndihen të “plotësisht të sigurt”.

“Të dashur miq, presidenti i Bjellorusisë më kërkoi t’iu uroj mirëseardhje dhe t’ju siguroj se gjithçka do të siç jeni rënë dakord me presidentin Zelensky dhe presidentin Putin. Këtu mund të ndiheni plotësisht të sigurt. Kjo është detyra jonë e shenjtë”, tha Makei.

“Presidenti Lukashenko shpreson sinqerisht se gjatë bisedimeve të sotme do të jetë e mundur të gjenden një zgjidhje për të gjitha çështjet e kësaj krize. Të gjithë bjellorusët po luten për këtë. Çdo propozim për organizimin e takimit të sotëm do të shqyrtohet dhe do të përmbushet absolutisht”, shtoi ai.

“Ne presim me padurim rezultatet”.

Vendndodhja e saktë e bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës të hënën është mbajtur sekret për arsye sigurie.

Bisedimet janë në Bjellorusi, por i vetmi vend që është njoftuar është se ato janë në brigjet e lumit Pripyat në rajonin Gomel të Bjellorusisë. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing