Qeveria e Letonisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në tre zona përgjatë kufirit, për shkak të fluksit të rusëve që përpiqen të largohen nga vendi i tyre.

Marketing

Letonia tani do të jetë në gjendje të rrisë operacionet e saj në kufi, sipas transmetuesit shtetëror të vendit.

Ministria e Brendshme tha se situata në kufi mund të ndryshojë “me shpejtësi” dhe më shumë njerëz mund të përpiqen të kalojnë ilegalisht, shkruan Skynews.

Urdhri i emergjencës do të jetë në fuqi në Aluksne, Balvi dhe Ludza dhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar në porte, aeroporte, fusha ajrore dhe hekurudha.

Qeveria e Letonisë ka thënë se nuk do të pranojë burra rusë që ikin nga mobilizimi i pjesshëm i vendit.

Marketing