“Edhe ne vaksinojmë” është fushata që Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, ka filluar në qytetin Rastatter.

Marketing

Kjo fushatë është e organizuar nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, me kryetaren Dr. Marsela Ceno dhe në mbështetjën e Medical Group Gosolution të drejtuar nga Dr. Dietmar Paul.

Kjo iniciativë po shihet si shembull i mirë për shtetasit e Kosovës në landin Baden-Württemberg për të zvogëluar rrezikun nga virusi dhe kontribuar për situatën pandemike.

Gjatë një takimi, konsulli Lladrovci bashkëbisedoi edhe me deputetin Dr. Alexander Becher, të cilit i shprehu konsideratë për bashkëpunim, dhe diskutoi për situatën e pandemisë, shërbimet për qytetarët në kohë pandemie dhe integrimin e shtetasve të Kosovës në këtë njësi federal të Gjermanisë./albora.ch/

Marketing