Shkupi zyrtar shpreh keqardhje për vendimin e Sofjes për të tërhequr ambasadorin bullgar. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, thotë se ky vendim nuk mbështetet në argumente meqë institucionet e vendit kanë ndërmarrë aktivitetet e nevojshme për zbardhjen e incidentit në Ohër ditë më parë, ngjarje kjo e cila e kishte irrituar shtetin fqinj dhe e cila ka krijoi një atmosferë përplasjesh të vazhdueshme.

Marketing

“Aktivitetet e fundit të Sofjes zyrtare nuk janë në përputhje me praktikën e dakordësuar të marrëdhënieve ndërshtetërore, përkundrazi, paraqesin nënshtrim ndaj provokimeve nga ana e tyre që duan t’i prishin përpjekjet për zhvillim pozitiv të raporteve mes dy vendeve. Ministria e Punëve të Jashtme shfaq keqardhje për këtë hap të cilin e vlerësojmë si të pabazë, të pambështetur me argumente valide dhe joproporcional”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Këto komente ministri Osmani i bëri në Kuvend, në seancën për pyetjet e deputetëve. Deputeti Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja, në kontekst të përplasjeve Shkup-Sofje, kërkon të dijë nëse Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë parasysh rekomandimet e presidentit Stevo Pendarovski për të ndaluar hyrjen në vend të disa shtetasve bullgarë para shënimit të ditës së lindjes së Goce Dellçevit.

Pendarovski pas seancës së Këshillit të Sigurisë deklaroi se më 4 shkurt, në Shkup do të udhëtojë një grup i bullgarëve, përfshirë edhe politikanë, për të marrë pjesë në shënimin e ditës së lindjes së Dellçevit dhe se ka informacione se ky grup mund të shkaktojë incidente. Përgjigjen Milloshoskit ja dha kryeministri.


“Ministria e Punëve të Brendshme do të veprojë në pajtim me informacionet dhe të dhënat të cilat nga burimet e saja dhe nga shërbimet me të cilat bashkëpunojnë.

Alsat raporton se Ministria e Punëve të Brendshme është angazhuar, në pajtim me procedurat dhe ligjet të organizojë pjesëmarrje të qetë në këtë ngjarje. Tashmë ky institucion ndërmerr aktivitetet e nevojshme”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Milloshoski ishte i pakënaqur me përgjigjen e kryeministrit. Ai tha se pushteti është më herët ka lejuar deklarata provokuese nga zyrtarë bullgarë.

“Vlerësoj se ata deklarata provokuese në mënyrë plotësuese stimulojnë atmosferë në të cilën krijohen incidente kurse ju me mosvendosmërinë, meqë keni vendosur të jeni servil, leni hapësirë për deklarata provokuese dhe leni hapësirë që të ndodhin incidente”, tha Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Milloshoski kërkoi nga zyrtarët e vendit të reagojnë ndaj veprimeve të Sofjes zyrtare dhe të politikanëve atje.

Marketing