Dinozaurët i kanë mbijetuar, mendojnë me duar, janë “emocionalë” dhe mund të mësojnë pothuajse çdo gjë që u tregohet. Lajmi për hapjen e fermës së parë të oktapodëve ka ngjallur protesta në mbarë botën.

Marketing

Më shumë se 75 organizata botërore për mbrojtjen dhe të drejtat e kafshëve protestuan javën e kaluar në shumë qytete të botës, kundër hapjes së fermës së parë në botë në Spanjë.

Janë gjithashtu të tmerruar edhe shkencëtarët, duke thënë se këto krijesa nuk duhet të kultivohen komercialisht për ushqim. Një ekip ekspertësh ka studiuar më shumë se 300 studime shkencore që konfirmojnë se oktapodët tregojnë emocione, nga gëzimi dhe eksitimi deri te trishtimi dhe dhimbja.

Këtë e konfirmon instruktori dhe studiuesi kroat i zhytjes Velimir Vërziq pwr N1-nw, i cili dikur ishte dëshmitar i një skene të mrekullueshme – ai pa një tenxhere me katër oktapodë të kapur ndërsa i pesti ishte i lirë dhe me krahë i prekte ta brenda.

“Ajo skenë prekëse është dëshmi e inteligjencës së tyre”, tha ai.

Këto krijesa tepër të adaptueshme kanë arritur të mbijetojnë për qindra miliona vjet në oqeane plot me grabitqarë.

Përshtatja e tyre me mjedisin është më e shpejtë se në çdo kafshë tjetër, ndryshimi i kamuflazhit ndodh më shpejt se rrahja me çerpikë. Në një orë, një studiues numëroi deri në 177 përshtatje.

“Dimensionet dhe struktura e trurit të oktapodit janë relativisht të ngjashme me ato të njeriut,” thotë Marko Milisha, profesor i asociuar në Fakultetin e Shkencave në Zagreb.

Mirëpo, i gjithë trupi i një oktapodi është i ndërthurur me neurone dhe shumica e tire ndodhen në krahë, jo në tru.

Ai mendon me krahët e tij, mund të shijojë dhe nuhasë me ta, kështu që është në gjendje të analizojë jashtëzakonisht shpejt mjedisin dhe të reagojë në përputhje me rrethanat me shpejtjesi. Shkencëtarët besojnë se nuk përdor vetëm sytë, por edhe të gjithë lëkurën për të parë.

Megjithëse jeton kryesisht vetëm një ose dy vjet, mund të mburret me aftësinë për të planifikuar. Si edhe gjitarët, për shembull, di të ruajë prenë e tij “për më vonë”.

“Është shumë enigmatike se si dhe kur e ka mësuar këtë”, tha Hini Milisha, e cila beson se një sjellje e tillë nuk është e lindur tek oktapodët.

Marketing