Uliks Emra është shkarkuar nga pozita e ambasadorit të Kosovës në Norvegji.

Marketing

Lajmin e ka bërë me dije vet ai, përmes një deklarate publike.

Ai ka thënë se vendimi për largimin e tij nga pozita e ambasadorit ka qenë e papritur dhe e pa argumentuar.

“Jam krenar dhe i nderuar që jam pjesë e historisë, duke qenë Ambasadori i parë dhe themelues i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Norvegji, duke u vlerësuar për punë të jashtëzakonshme nga bashkatdhetaret e mrekullueshëm dhe institucionet shtetërore, përkundër kohëve të vështire dhe sfidave të shkaktuara nga pandemia”, ka thënë Emra në deklaratën e tij./albora.ch/

Marketing