Në një intervistë me SWI, president i Federatës Zvicerane të Biznesit Christoph Mäder minimizon ndikimin e shoqatës më të fuqishme ekonomike të Zvicrës tek politikanët.

Marketing

Ai tha se taksa e ardhshme minimale globale prej 15% mbi fitimet e kompanive të mëdha është një sfidë e madhe, dhe se qëllimi i kësaj politike është të dëmtojë konkurrencën e Zvicrës dhe të përfitojë vendet e tjera që janë më pak të disiplinuara fiskale.

“Duke qenë se nuk mund t’u shpëtojmë këtyre rregullave të reja të OECD-së, duhet t’i zbatojmë ato sa më mirë që të jetë e mundur, për shembull, duke hequr taksat e tjera si tarifat e pullës dhe duke lejuar zbritje më të mëdha tatimore” ka shtuar Mäder.

Rekordi i Zvicrës është kryesisht pozitiv krahasuar me shumë vende të tjera. Por niveli i borxhit publik është një burim shqetësimi.

Sipas Mäder është thelbësore që brezi zviceran të vazhdojë me uljen e borxhit të shkaktuar nga Covid pa e transferuar atë tek brezat e ardhshëm./albora.ch/

Marketing