Rrëmbimi i fundit në Cyrih i kreut të Komisionit Zviceran të Vaksinimit Christophe Berger hedh dritë mbi dhunën në rritje në Zvicër, sipas Nicoletta della Valle, drejtoreshë e Zyrës Federale të Policisë.

Marketing

Në një intervistë për mediat zvicerane, della Valle tha se më shumë njerëz i janë drejtuar dhunës që nga fillimi i pandemisë Covid. (Personi i arrestuar për rrëmbimin e Bergerit raportohet të jetë një koronaskeptik).

Figura të tjera politike zvicerane që janë të lidhura në një mënyrë ose në një tjetër me pandeminë, siç është Berger, kanë marrë kërcënime me vdekje – mes tyre ministri i Shëndetësisë Alain Berset dhe ish-deputeti Dick Marty.

Kërcënimet drejtohen gjithashtu ndaj familjeve të tyre “në një masë të paparë më parë”, vuri në dukje della Valle./albora.ch/

Marketing