Autoritetet italiane kanë dëbuar në Shqipëri 32-vjeçarin shqiptar Orjol Lame, i  cili shkaktoi aksidentin tragjik pak muaj më parë në Itali, ku humbën jetën gruaja e tij, fëmija një vjeç e gjysëm i tyre, si dhe motyra e vëllai i bashkëshortes.

Marketing

Lame mbetet nën hetim nga drejtësia italiane, pasi akuzohet për vrasjen e katër personave të lartpërmendur. Natën e 30 tetorit 2022 ai humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur me një vilë të pabanuar në Via Emilia, duke shkaktuar vdekjen e shumëfishtë.

Drejtuesi i makinës, Lame mbeti i plagosur rëndë dhe qëndroi në koma për rreth dy muaj, ndërsa doli nga koma në muajin dhjetor. Asokohe prokurori kërkoi arrest shtëpie për 32 vjeçarin, por që u refuzua nga gjykatësi.

Pas hetimeve shqiptari rezultoi me qëndrim të parregullt në shtetin italian, si dhe ishte dënuar  më parë me dy vite burg për trafik kokaine. Përpos këtyre ai është rikthyer në Shqipëri, i shoqëruar nga familjarët e tij.

Marketing