Moderatorja, Bora Zemani dhe këngëtarja, Beatrix Ramosaj dikur kanë ndarë momente të bukura së bashku, sikurse ky i fundit që po qarkullon në mediat sociale ku bukuroshet shihen duke u përqafuar.
Sot ato janë shndërruar në tem diskutimi që nga hyrja e Beatrixes në BBV ku ajo filloi një romancë me Donaldin.
Në tetor Bora kishte hyrë për ta vizituar shoqen e saj Semin në Big Brother Vip, po aty u takua edhe me Donaldin me të cilin u dakorduan që pas daljes së tij t’i përmirësojnë raportet.
Ata madje edhe shkëmbyen puthje të cilën e komentoi edhe Beatrix, atëherë shoqja e mirë e Borës.
“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje, i çmenda komshinjt duke bërtitur, love you zemër”, i kishte shkruar Trixa-Borës.
Por, çfarë do të ndodh tani pas daljës së Beatrixes nga BBV ende nuk dihet, a do flasin ato apo jo mbetet të shihet./albora.ch/
https://www.instagram.com/reel/CZHrnD1FvuM/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9aac7802-9a12-4085-84b8-c0840876b4a7