Një grup shqiptarësh janë përleshur me serbë, austriakë, afrikanë, sirianë dhe gjermanë në stacionin e trenit në Rainerstrasse të Salzburgut.

Marketing

Mediat e huaja, bëjnë me dije se 14 djem të moshës 13 deri në 22 vjeç nga Siria, Serbia, Shqipëria, Angola, Gjermania dhe Austria janë përleshur rreth orës 2:45 të mëngjesit pranë stacionit të trenit.

Si pasojë e përleshjes, një 22-vjeçar ka mbetur pa ndjenja dhe 5 persona kanë pësuar plagë nga përleshja, ku u përfshinë edhe armët e zjarrit. Gjatë përleshjes është thyer edhe xhami i një dyqani, aty pranë ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Sipas mediave, policia vijon të kërkojë për personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje teksa pistoleta e përdorur gjatë përleshjes nuk është gjetur në vendngjarje. Deri më tani ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i kësaj përleshjeje masive midis personave të kombësive të ndryshme.

Rasti është nën hetim./albora.ch/

Marketing