14 shkurt sjellë jo vetëm dashuri, por edhe këngë nga 4 artistë të suksesshëm. Artistë jo të paktë zgjodhën pikërisht ditën e dashurisë për publikimin e projekteve të tyre.

Marketing

Këngëtarja, Dafina Zeqiri ditën e sotme solli këngën “Mos më lëndo”, me një videoklip plot sensulaitet siç i ka hije divës, ku ka zgjedhur ngjyrën e kuqe si pjesë të klipit, kur dihet që kjo ngjyrë simblizon këtë ditë.

Nga ana tjeter, dy vëllezrit Mozzik dhe Getinjo, në 00.00 sollën projektin e tyre të quajtur Patrolla & Kriminela. Në këtë videoklip, të dy kanë hasur veshtirësi gjatë xhirimeve, si pasojeë e disa ‘mysafirëve të papritur’ të policisë së Zvicrës. Por me një përfundim fantastik duket videoklipi i lanciar nga djemt.

Nga ana tjetër edhe rreperi Noizy, që rrallë e shohim me balda muzikore, por këtë herë ai vjen me baladë në ditën e të dashuruarëve. Sikurse çdoherë edhe në këtë projekt Noizy vjen me një stil unik. /albora.ch/

Marketing