Niveli vdekshmërisë së grave shtatzëna në SHBA u rrit masivisht në vitin 2021, tregojnë të dhënat e publikuara ditën e djeshme.

Marketing

Sipas hulumtimit gratë amerikane me ngjyrë kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin se gratë e tjera.

Në bazë të kritereve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), vdekshmëria amtare përfshin çdo vdekje gjatë shtatzënisë , lindjes dhe 42 ditë pas shtatzënisë, në rastet kur shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e lindjes së fëmijës ose është rënduar prej saj.

Gjithsej 1,205 gra vdiqën në SHBA në vitin 2021, krahasuar me 861 në 2020 dhe 754 në 2019, sipas një raporti nga

Qendra Kombëtare për Statistikat Shëndetësore (NCHS).

Kështu, shkalla e vdekshmërisë amtare arriti në 32.9 vdekje për 100,000 lindje në 2021, krahasuar me 23.8 në 2020 dhe 20.1 në 2019.

“Vendi më i fuqishëm në botë nuk duhet ta pranojë këtë realitet, kjo është një situatë krize”, tha dje zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Jean-Pierre.

Vdekshmëria e nënave ka rënë në mbarë botën që nga shekulli i 20-të, falë përparimeve mjekësore.
Por që nga vitet 2020, një trend i pafavorshëm është regjistruar sërish në SHBA.
Të dhënat tregojnë gjithashtu pabarazi të mëdha.

Në vitin 2021, shkalla e vdekshmërisë amtare arriti nivelin e 69.9 vdekjeve për 100,000 lindje për gratë me ngjyrë, dyfish oi vdekjeve te gratë e bardha.(26.6).

Marketing