Lideri i grupit militant Shteti Islamik në Siri u vra të martën në një sulm amerikan me dron, tha Pentagoni.

Marketing

Maher al-Agal u vra derisa po ngiste një motoçikletë në afërsi të Xhindajrisit në Siri. Po ashtu, një prej ndihmësve të tij kryesor është plagosur rëndë, tha për AFP-në, zëdhënësi i Komandës Qendrore të Pentagonit, Dace Eastburn.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut konfirmoi se Agal u vra në sulmin me dron.

Forcat e Mbrojtjes Civile Siriane thanë se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një sulm që ka pasur për cak një motoçikletë në periferi të Alepos, por këto forca nuk bën të ditur identitetin e viktimave.

Ka pak informacione publike për Agal, që sipas Vëzhguesit Sirian ishte guvernator i IS-it për Levantin.

Sulmi me dron vjen pesë muaj pasi SHBA-ja kreu një bastisje në qytetin Atme në veri të Sirisë, që përfundoi me vdekjen e liderit të IS-it, Abu Ibrahim al-Qurashi.

Zyrtarët amerikanë thanë se Qurashi vdiq pasi shpërtheu eksplozivët me qëllim që të shmangte kapjen.

Marketing