Shtetet e Bashkuara aplikuan sanksione të reja të martën ndaj presidentit bjellorus Alexander Lukashenko, i cili ka qenë aleat me Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, shkruan CNN.

Marketing
PËRDITËSIM LIVE: Rusia pushton Ukrainën

Sipas Departamentit të Thesarit të SHBA-së, edhe një numër personalitete të tjera, duke përfshirë një gjykatës, u vunë gjithashtu në shënjestër të sanksioneve për shkelje të të drejtave të njeriut, transmeton albora.ch.

Sanksionet u aplikuan ndaj Lukashenkos si dhe gruas së tij, Halina. 

“Përcaktimet e sotme tregojnë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të vendosin pasoja konkrete dhe domethënëse për ata që përfshihen në korrupsion ose janë të lidhur me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”, tha drejtori i Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja, Andrea Gacki. “Ne dënojmë sulmet e Rusisë ndaj korridoreve humanitare në Ukrainë dhe i bëjmë thirrje Rusisë të ndërpresë luftën e saj të paprovokuar dhe brutale kundër Ukrainës.

Ndërsa tmerri i luftës rritet, zgjedhjet e Bidenit do të bëhen më torturuese

SHBA, në dhjetor, aplikoi sanksione ndaj anëtarëve të familjes së Lukashenkos, pas një krize migrantësh në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë, e cila çoi në akuza për shkelje të të drejtave të njeriut. Shtetet e Bashkuara kanë shënjestruar më parë Bjellorusinë me sanksione për rolin e saj në mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës, duke përfshirë shtrirjen e politikave të kontrollit të eksportit në Bjellorusi dhe parandalimin e devijimit të teknologjisë dhe softuerëve drejt Rusisë përmes vendit.

Përveç Lukashenkos, SHBA shënjestroi katër individë të përfshirë në vdekjen e sinjalizuesit Sergei Magnitsky, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në vitin 2009. /albora.ch/

Marketing