Farmacitë e vogla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të shesin pilulën e abortit mifepristone për herë të parë, sipas një ndryshimi të rregullave nga administrata Biden.

Marketing

Pacientët aktualisht marrin mifepristone, dy barna që janë të sigurta dhe efektive në nxitjen e abortit.

Një recetë kërkohet ende sipas rregullit të ri, por pacientët tani mund ta marrin pilulën në dyqan ose me porosi me postë. Ky veprim mund të rrisë numrin e aborteve me anë të medikamenteve.

Pilulat e abortit janë bërë më të kërkuara pas vendimit të Gjykatës së Lartë të vitit të kaluar që përmbysi të drejtën federale për abortin, me disa shtete që ndaluan ose kufizuan ashpër aksesin ndaj abortit.

Më shumë se gjysma e aborteve në ShBA bëhen tashmë me pilula dhe jo me operacion, sipas Institutit pro-zgjedhjes Guttmacher.

Në dhjetor 2021, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) kishte thënë se do të heqë përgjithmonë kërkesën që pacientët të marrin një recetë personalisht nëpërmjet një mjeku, shkruan BBC.

Të martën, FDA përditësoi uebsajtin e saj me kërkesat e reja, duke thënë se ilaçi “mund të shpërndahet në barnatore të certifikuara ose nën mbikëqyrjen e një përshkruesi të certifikuar”.

Danco Laboratories dhe GenBioPro, dy kompanitë amerikane që prodhojnë ilaçin, konfirmuan në deklarata të veçanta se agjencia i kishte informuar ata për vendimin e saj.

Ky veprim është përshëndetur si “një hap i rëndësishëm”nga Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve.

Marketing