Xherdan Shaqiri po e vazhdon shkëlqimin në kampionatin amerikan të futbollit – MLS.

Marketing

Futbollisti kosovar ka shënuar në barazimin e ekipit të tij, Chicago Fire në udhëtim me rezultat 3:3 ndaj New York Red Bulls.

Përfaqësuesi zviceran realizoi në minutën e 89-të për t’ia siguruar avantazhin momental 3:2 ekipit mysafir, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU

Mirëpo, vendësit barazuan gjithçka në minutat shtesë dhe loja përfundoi baras, tranmeton ekonomiaonline.

Fatkeqësisht, pas 12 ndeshjesh të zhvilluara, Chicago Fire e zë vendin e fundit në tabelën e ligës MLS me 11 pikë të grumbulluara.

Shaqiri u transferua në ekipin amerikan gjatë janarit nga Olympique Lyoni, pas eksperiencës dëshpëruese gjashtëmuajshe në Ligue 1.

Paraprakisht, në Evropë kishte luajtur në ekipet Basel, Bayern Munich, Inter, Stoke City dhe Liverpool. 

Foto: ekonomiaonline

Marketing