Marketing

Pas largimit të yllit të Natit nga Olympique Lyon, trajneri Peter Bosz shpjegon pse 30 vjeçari nuk u inkuadrua në skuadrën franceze.

Pas gjysmë sezoni, kohës së Xherdan Shaqirit në Olympique Lyon tashmë po i vjen fundi. Të enjten, klubi amerikan Chicago Fire njoftoi se Shaqiri mund të nënshkruajë deri në vitin 2024. Edhe trajneri i Lyonit, Peter Bosz, ka komentuar të premten transferimin, shkruan 20 minuten.

Në një konferencë për media, holandezi ka dhënë dy arsye kryesore pse Shaqiri nuk ka punuar në skuadrën franceze.

“Ish-lojtari i Liverpool-it u përdor në krahun e djathtë në fillim të sezonit, gjë që më pas doli të ishte një gabim.  Në Liverpool, Shaqiri ka mundur t’i përdorë më mirë cilësitë e tij, sepse anësorët janë shumë të lartë atje, kështu që ai mund të sjellë cilësitë e tij më mirë”, tha trajneri i Olympique Lyon.

Dhe 58 vjeçari shpjegoi më tej keqkuptimin me Shaqirin:

“Disa lojtarë mund të luajnë këtu në dhjetëshen: Houssem Aouar, Lucas Paquetá, Romain Favre. Dhe Shaqiri mund të luajë vetëm me dhjetëshen në ekipin tonë”.

Shaqiri u konsiderua si transferimi i dëshiruar i Bosz-it kur nisi te Lyon. Mirëpo, futbollisti i cili ka luajtur tashmë 100 ndeshje ndërkombëtare për kombëtaren e Zvicrës, në fillim nuk ishte në formën e tij më të mirë.

Trajneri duhet të jetë përgjegjës për faktin se ka pasur një keqkuptim, sepse ai e pa Shaqirin të përshtatej në skuadrën e tij padyshim që ishte një gjykim i gabuar./albora.ch/

Marketing