Një grua ruse është futur në mes të një emisioni në njërin prej kanaleve ruse, duke kërkuar që të ndalohet agresioni në Ukrainë.

Marketing

Ajo doli papritur në emisionin kryesor të lajmeve të mbrëmjes së Rusisë sot me një shenjë që thotë: Ndalo luftën, Mos i besoni propagandës, Ata po ju gënjejnë” dhe duke brohoritur: “Ndal luftën! Jo luftës!”

Qysh prej nisjes së pushtimit në Ukrainë, Rusia ka ndaluar botimet e lajmeve që konsiderohen si “të rreme” nga ana e tyre.

Kjo ka bërë që të mbyllen shumë media të pavarura dhe të mbesin vetëm ato që konsiderohen si të besuara të pushtetit. /albora.ch/

Marketing