Serbia ua ka ndaluar pingpongistëve kosovarë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të Pingpongut U-21 i cili po mbahet në Beograd.

Marketing

Këtë e bëri të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës i cili tha se politika serbe po vazhdon të përzihet në sport.

“Politika serbe vazhdon të përzihet në sport, dhe atë duke diskriminuar sportistët tanë. Rasti i fundit ndodhi me pingpongistët tanë, të cilëve iu mohua pjesëmarrja me të drejta të barabarta me shtetet tjera në Kampionatin Evropian të Pingpongut U-21, që po mbahet në Beograd të Serbisë”, ka shkruar KOK në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

KOK e ka dënuar këtë veprim duke thënë se nuk është hera e parë që politika serbe diskriminon sportistët kosovarë.

“Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Federatën e Pingpongut të Kosovës gjatë procesit të pjesëmarrjes në Evropian, për çka dënojmë veprimin e radhës të përzierjes së politikës serbe në sport, e që nuk është rasti i parë, kur bëhet fjalë për sportistët tanë”.

KOK i bëri thirrje Federatës Evropiane të Pingpongut që të marrë masat e nevojshme ndaj organizatorit të Evropianit, në këtë rast Serbisë, me besimin se diskriminimet e tilla do të marrin fund një herë e përgjithmonë.

Marketing