Brenda dy dekadave popullsia e Serbisë ka rënë në 625 mijë qytetarë më pak. Kësisoj në Serbi ka krizë për punëtorë.

Marketing

E siç ka mësuar Danas, Serbia është në proces të marrëveshjes me Bangladeshin, Vietnamin dhe Guatemalën për të importuar punëtorë.

Kjo për ta mbuluar kërkesën për punëtorë në shtetin serb.

Raportohet se shtetet që Serbia iu ka kërkuar punëtorë, kanë kërkuar nga Beogradi që t’iu japë një listë për fushat në të cilat Serbia ka nevojë për punëtorë.

Nevoja për punëtorë është e paraqitur edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Një nga faktorët është edhe emigrimi për në vendet e Bashkimit Evropian. 

Marketing