Senatori amerikan, Ritchie Torres, tashmë po bënë fushatë që Kosova të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ai u dërgoi letra ambasadorëve të pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën si vend të pavarur dhe u kërkoi atyre që të ndryshojnë qëndrim.

Marketing

Senatori u shkroi ambasadorëve të Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës.

“Lufta e Kosovës, për dhe arritjen e pavarësisë, tregoi përkushtimin e saj ndaj demokracisë. Shfaqja e fortë e vetëvendosjes jo të dhunshme përputhet fuqishëm me vlerat thelbësore të demokracive të tjera në mbarë botën”, shkroi ai.

Torres lajmin e bëri të ditur edhe në rrjetin social Twitter.

“Kosova ka qenë e pavarur për 14 vjet, por ka disa vende të BE-së që nuk e njohin këtë. Unë i bëj thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të rishqyrtojnë pozicionin e tyre dhe ta njohin Kosovën si një komb të pavarur në mënyrë që Kosova të ketë një rrugë për të hyrë në BE”, shkroi ai. /albora.ch/

Marketing