Këtë të diel, një avion i cili ishte nisur nga Bazeli dhe që kishte destinacion Prishtinën, kishte bërë një ulje emergjente në shtetin helen.

Marketing

Aeroplani i linjës ajrore Enter Air, duhej të bënte një ulje emergjente menjëherë pas ngritjes pasi njëri nga pasagjerët ishte sëmurë.

Gjithçka ishte gati dhe avioni Boeing 737-800 në orën 12 u nis drejt Prishtinës.

Por në vend që të ulej në kryeqytetin e Kosovës një orë e gjysmë më vonë, avioni bëri një hark dhe u kthye në Basel, njoftojnë mediat zvicerane.

“Kthimi u bë sepse një prej pasagjerëve papritmas pati probleme shëndetësore që nuk i lejuan të vazhdonin fluturimin e tyre”, thanë nga departamenti i komunikimeve të aeroportit.

Aeroplani i linjës ajrore polake megjithatë u nis më vonë për në Prishtinë dhe fluturimi i dytë u realizua pa ndonjë problem, pos vones së shkaktuar nga kjo ndodhi e pazakontë.

Aeroporti shkroi se incidenti nuk kishte ndikim të mëtejshëm në operacionet e fluturimit.

Foto: Screenshot

Marketing