Zymer Kuqaj / Malmö

Marketing

Sot në Qendrën kulturore të Kosovës në Malmö të Suedisë përfundoi seminari dyditor (28 dhe 29 maj) “Gjuha amtare, dygjuhësia dhe integrimi”. Organizator i këtij seminari ishte Lidhja e shoqatave shqiptare “Iliria” më seli në Malmö.

Për dy ditë më radhë qyteti i Malmö-s bashkoi mësues të gjuhës amtare, profesorë nga fusha e arsimit e niveleve universitare, më përvojat e tyre për ruajtjen e gjuhës amtare dhe integrimin e mirëfilltë të shqiptarëve në vendet e ndryshme ku ata kanë emigruar
.
Në seminar mori pjesë ministrja e arsimit e Republikës së Kosovës, z. Arbërie Nagavci, ambasadën e Kosovës në Stokholm e përfaqësoi z. Ardian Kolaj. Në këtë seminar mori pjesë edhe Nermina Vikström nga institucioni suedez përgjegjës për mësimin e gjuhëve amtare.

Kryetari i LShSh “Iliria” Murat Koci pati sukses që në këtë seminar të sjellë njërz më përgatitje të mirë arsimore dhe më përvojë të gjatë nga fusha profesioneve të tyre, kryesisht atë nga lëmia e mësuesisë. Ishin më vlerë dhe shumë interesante referimet e akademikut nga Tirana, z. Emil Lafe, Blerta Avdias nga Tirana; Entela Tabakut, Nuhi Bajçincës dhe Shpend Rukiqit nga Suedia; Aurela Kundurit dhe Eva Palokës nga Greqia.

Gjatë dy ditëve u shtjelluan shumë çështje dhe u këmbyen përvoja të ndryshme, më qëllim që të gjenden metodikat më mira për ruajtjen dhe mësimin e gjuha shqipe nga fëmijët tanë në emigrim.

Një si freskim dhe frymëzim i këtij seminari ishte edhe paraqitja e arbëreshit nga Italia z. Mario Bellizzit së si ruhet gjuha dhe identeti kombëtar edhe pas gati gjashtë shekujve.

Dy ditët e këtij seminari përfunduan më shpresën së dituritë e reja të fituara dhe e përvoja e këmbyer në këtë seminar të praktikohen në shkollë më fëmijët shqiptarë, më qëllim që të arrihen rezultate më të mira në mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.

Marketing