Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka shkruar për përgjegjësinë historike të Gjermanisë për vrasjen e miliona hebrenjve në periudhën e nazizmit.

Marketing

“Vuajtjet e 6 milionë hebrenjve të vrarë pafajësisht janë të paharruara – ashtu sikurse vuajtjet e të mbijetuarve”, ka shkruar Scholz në Twitter.

Në kuadër të përkujtimit të viktimave në Gjermani, e mbijetuara e Holokaustit, Rozette Kats pritet të flasë para Parlamentit gjerman.

Ceremonia përkujtimore e këtij viti fokusohet në njerëzit që janë persekutuar nga nazistët, për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit.

Më 27 janar 1945, ushtarët e Ushtrisë së Kuqe kanë çliruar të mbijetuarit e kampit të koncentrimit Auschwitz në Poloni, në të cilin nazistët kanë vrarë më shumë se 1 milion njerëz brutalisht,

Përveç, vrasjeve në këtë kamp, gjenocidi i kryer kundër hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, i njohur si Holokaust, ka rezultuar me vrasjen sistematike të rreth 6 milionë hebrenjve.

27 janari shënohet në Gjermani si Dita e Përkujtimit të Holokasutit që nga viti 1996.

Marketing