Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, në një intervistë për Agjencinë Shtetërore të Lajmeve DPA ka deklaruar se shtatë vendet më të fuqishme në botë të njohur si G7 duhet të sigurohen se nuk do t’i ecin llogaritë siç planifikon presidenti i Rusisë Vladimir Putin.

Marketing

“Ne duhet të sigurohemi që llogaritjet e presidentit rus Vladimir Putin të mos funksionojnë”, tha Scholz.

Ai theksoi se Ukraina do ta marrë mbështetjen e këtyre vendeve deri sa të jetë e nevojshme.

Sipas tij kjo do të bëhet e qartë gjatë javës së ardhshme në samitin e G7 që do të mbahet në fshatin Elmau të rajonit të Bavarisë.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha ai.

Tutje gjatë intervistës kancelari gjerman ka thënë se me homologët e tij nga Franca, Italia dhe Rumania, i ka diskutuar furnizimet e mëtejshme me armatim për Ukrainën.

I pari i Qeverisë së Gjermanisë theksoi se ka diskutuar veçanërisht me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, municionet dhe artilerinë gjatë vizitës së tyre në Kiev të enjten.

Gjermania, Franca, Italia, Rumania, mbështetën gjithashtu ofertën e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një qëndrim që Scholz tha se shpresonte që të gjitha vendet e bllokut ta mbështesin në një tubim në Bruksel javën e ardhshme.

Marketing