Qyteti bregdetar i Sarandës është bërë gati që të presë turistët kosovarë për sezonin veror 2022. Bashkia e Sarandës pret që në sezonin e sivjetshëm të ketë numër edhe më të madh të pushuesve nga Kosova.

Marketing

Pavarësisht ngritjes së çmimeve në tregjet botërore, kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma ka premtuar se nuk do të ketë rritje të çmimeve për pushuesit kosovarë. Ai është zotuar se nuk do të tolerojnë të ketë abuzime me çmime nga operatorët turistikë.

Kryetari Gurma ka ftuar qytetarët e Kosovës të kalojnë pushimet verore në këtë pjesë të Shqipërisë, i cili shprehet se kjo bashki ka ofertë të pasur turistike për pushuesit kosovarë./albora.ch/

Marketing