Një ditë para mbajtjes së punimeve të Samitit BE- Ballkani Perëndimor, Këshilli i Evropës ka zbardhur temat e diskutimit dhe agjendën e takimit që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë.

Marketing

Ky samit pritet të fokusohet në katër tema, ku kryesorja do të jetë lufta në Ukrainë, ku liderët do të diskutojnë sesi të trajtohen pasojat negative në energji dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, tema e dytë do të jetë përforcimi i marrëdhënieve politike mes vendeve, ku fokusi do të jetë te të rinjtë.

Në këtë pikë do të vlerësohet edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor me tregun e brendshëm të BE-së, modernizimin e sistemeve të pagesave në përputhje me standardet e BE-së si dhe nisma për të lehtësuar logjistikën ndërkufitare dhe rrjedhën e vazhdueshme të mallrave

Së treti, në fokus do të jetë siguria kibernetike dhe manipulimi informacionit.

Ndërkohë e fundit, por jo nga rëndësia, do të diskutohet menaxhimi i emigracionit, ku udhëheqësit do të shkëmbejnë pikëpamjet për trajtimin e përbashkët të problemit që është gjithnjë e më shumë në rrije. Kjo pikë përfshin harmonizimin e politikës së vizave të BE-së dhe bashkëpunimin në sistemet e kthimit.

Ata do të diskutojnë gjithashtu se si të forcohet bashkëpunimi për kundër-terrorizmin dhe parandalimin e radikalizmit.

Sakaq, Këshilli i Evropës ka zbardhur edhe agjendën e samitit, që do e kthejë Tiranën për pak orë në kryeqytetin Evropian.

Marketing