Sami Imeri udhëtoi nga Zvicra për në Kosovë me biçikletë, tregon se me çfarë rreziqe u përballë në Serbi

Marketing

Në pjesën e dytë të emisionit Fol Shqip Show ishte i ftuar çiklisti Sami Imeri.

Imeri është shqiptarë që vjen nga Kumanova, por jeton dhe vepron në Zvicër.

“Quhem Sami Imeri, i lindur në vitin 1963, nga Kumanova. Jetoj në Zvicër që nga viti 1981”, tha Imeri gjatë prezantimit në emision

No description available.
Gjate emisionit Fol Shqip Show

Gjatë emisionit të vetëm të diasporë, Imeri ka treguar se kur ka filluar të merret me sport, ku ka zbuluar detaje jo të njohura për publikun.

“Sportin e kam filluar në vitin 1982 në Zhenevë, jam marr me atletik. Kam qenë kampion i Maqedonisë në shumë distanca 1500, 5000 në Cross contri. E mbaj rekordin e Maqedonisë në gjysmë maratonë 1orë e 7 minuta, i cili nuk është pranuar kurrë qe 26 vite”, ka treguar  Imeri.

Një tjetër veçantia e këtij mysafiri është se ai ka udhëtuar disa herë për në Kosovë me biçikletë nga Zvicra.

“Kam filluar prapë në vitin 2016. Kam filluar me u marr një ose dy herë në javë sa për shëndet. Ideja për të marr rrugëtimin për në Kosovë, në vitin 2020 kur ishte Covid-19 , unë isha i papunë, kafja ishte mbyllur  edhe aty më 2 nëntor kam filluar me i zgjatë stërvitjet dhe një ditë kthehem në punë, familjarët ishin aty, vëllai dhe fëmijët e mijë, ata rrinin aty, megjithatë kafja ishte e mbyllur. Kur arrita aty, ata më thonë “çfarë u bë gjithë ditën  nuk kthehesh në banesë fare?, çfarë bën me biçikletë?”,  iu thash “çfarë më bë punë nuk kam, po bëj biçikletë”.

Dhe vëllai më thotë “ne kemi biseduar mes veti, a mund të shkosh në Maqedoni me biçikletë?”. Pak u  ndala, këtë gjë nuk e  kam menduar. Thash për të shkuar në Maqedoni nuk shkoj ”, ka sqaruar Imeri.

No description available.
Gjate emisionit Fol Shqip Show

Më tej, ai ka treguar se kur ka qenë udhëtimi i parë për në Kosovë.

“Udhëtimi i parë për në Kosovë ka qenë më 20 qershor 2020. Në udhëtimin e parë kam qenë më i përgatitur , kur kam filluar stërvitjet kam qenë 93 kg dhe kam zbritur në 77 kg”, ka thënë Imeri.

“Unë vendosi që në muajin nëntor që të shkoj në Kosovë me biçikletë, shkoj për festat e fund vitit  në Kumanovë edhe kur bëhet më 1 janar dhe i mbas kilometrat deri në fund të vitit i kam kaluar 50mijë e 177 kilometra”, ka shpjeguar ai.

“Kur udhëtoj për herë të parë unë arrita për 5 ditë e 2 orë në Kosovë, nuk ia arrita qëllimit”.

No description available.
Gjate emisionit Fol Shqip Show

 Ai herën e fundit që ka qenë në Kosovë është në shatorin që e lamë pas.

Më tej, Imeri ka treguar se çfarë i ka ndodhë në Serbi, si me dhe çfarë rreziqe është përballur.

“Kishte problem me navigacion, rrjeti nuk bënte…Në atë moment ora ka qenë 22:00, dy qen më dalin mbrapa edhe në sulmojnë, edhe unë bie në tokë”, ka thënë ai.

No description available.
Gjate emisionit Fol Shqip Show

“Në atë moment ka ardhur një makinë, është ndalë shpejt, unë isha në rrezik, pasi rrash me kokë, për 5 sekonda nuk e dija se ku jam. Por, makina ndalet shpejt dhe personi del nga makina më ofron ndihmë”, ka rrëfyer Imeri.

Për më shumë, mund ta shikoni videon e mëposhtme.

Marketing