Çmimi prej 1.000 dollarë është bërë i zakonshëm për telefonat modern të mençur, në veçanti kur bëhet fjalë për modelet e Apple dhe Samsung.

Marketing

Megjithatë edhe prodhuesit e tjerë çdo ditë e më shumë po i ofrojnë në treg me çmime të tilla, e madje edhe më të larta, transmeton Telegrafi.

Sipas analizës së Mozillion (dyqan online për shitjen e telefonave mobil), nëse vazhdon trendi i rritjes së çmimeve në 10 vite e ardhshëm, iPhone më i mirë mund të arrijë deri në 6000 dollarë.

Edhe pse mund të tingëllojë si e pabesueshme që do të shpenzojmë kaq shumë para në telefon të ri, kompania ka analizuar evoluimin e çmimeve në 10 vitet e fundit. Qëllimi ishte të bëhet krahasimi se sa do të mund të kushtonin telefonat e ri në vitin 2032.

Mozillion ka ardhur deri te ky konstatim, duke marrë parasysh se çmimi i iPhone është rritur në 199 dollarë në vitin 2012 ( aq ka kushtuar iPhone 5 para 10 viteve), e në vitin 2022, iPhone 13 Pro Max po shitet për 1099 dollarë.

Kjo do të thotë se çmimi i iPhone ka shënuar rritje rekorde për 452 për qind, e sipas kalkulimeve iPhone do të mund të kushton 6069 dollarë në vitin 2032.

Marketing