Një nga pikat më të nxehta aktualisht mbetet konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës.

Marketing

Nisur nga situata, ministri i Jashtëm rus, i ka dërguar ditën e sotme SHBA-ve, Kanadasë dhe disa vendeve evropiane, mes tyre edhe Shqipërisë, një letër ku kërkon angazhim nga këto vende që të respektojnë sipas saj detyrimet që i japin marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara mes palëve.

“Ne duam të marrim një përgjigje të qartë për pyetjen se si partnerët tanë e kuptojnë detyrimin e tyre për të mos forcuar sigurinë e tyre në kurriz të sigurisë së shteteve të tjera në bazë të përkushtimit ndaj parimit të sigurisë së pandashme. Sa synon konkretisht Qeveria juaj ta përmbushë këtë detyrim në aspektin praktik në rrethanat aktuale? Nëse e refuzoni këtë detyrim, ju kërkojmë ta shprehni qartë këtë”, thuhet ndër të tjera në letrën ruse.

Në letër tutje thuhet se vetë thelbi i marrëveshjeve për sigurinë e pandashme është se ose ka siguri për të gjithë ose nuk ka siguri për askënd. Karta e Stambollit parashikon që çdo shtet pjesëmarrës i OSBE-së ka të drejtë të barabartë për sigurinë, dhe jo vetëm vendet e NATO-s që e interpretojnë këtë të drejtë si një privilegj të jashtëzakonshëm të anëtarësimit në klubin ‘ekskluziv’ të Atlantikut të Veriut, transmeton albora.ch

“Përgjigja juaj do të ndihmojë për të kuptuar më mirë shkallën e aftësisë së partnerëve tanë për të qëndruar besnikë ndaj angazhimeve të tyre, si dhe perspektivat për përparim të përbashkët drejt uljes së tensioneve dhe forcimit të sigurisë evropiane”, thuhet ndër të tjera në letrën ruse.

“Ne presim përgjigjen tuaj të menjëhershme. Nuk duhet të zgjasë shumë, pasi çështja është të sqarohet mirëkuptimi mbi bazën e të cilit Presidenti/Kryeministri juaj nënshkroi detyrimet përkatëse”, përfundon letra./albora.ch/

Marketing