Rusia është e gatshme ta ndalojë eksportin e grurit dhe sheqerit për të ruajtur stabilitetin e tregut të brendshëm, njoftoi zëvendëskryeministrja ruse, Victoria Abramchenko në Telegram.

Marketing

Abramchenko theksoi se ka miratuar “aktet e paraqitura nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë për ndalimin e eksportit të sheqerit të bardhë dhe të papërpunuar nga Federata Ruse deri më 31 gusht, si dhe atë të grurit, thekrës, elbit dhe misrit deri më 30 qershor”.

Ministria e Bujqësisë tha për Interfax se ndalimi i eksporteve mund të hyjë në fuqi nesër. /albora.ch/

Marketing