Rusia ka vendosur të “godasë” Finlandën, duke ndërprerë kështu furnizimet me energji.

Marketing

Vendimi është marrë dhe do të hyjë në fuqi nga dita e nesërme.

Tensionimi i marrëdhënieve mes Rusisë dhe Finlandës filloi kur kjo e fundit njoftoi për anëtarësimin e saj në NATO.

Ky tension u bë akoma më i thellë pasi NATO u shpreh e gatshme të hapë dyert e anëtarësimit, si për Finlandën, ashtu edhe për Suedinë.

Sipas Ministrit finlandez të Mbrojtjes, Antti Kaikkonen, shteti është i përgaditur për këtë vendim të Rusisë.

Shumica e gazit dhe energjisë, të përdorur në Finlandë, vjen nga Rusia, por gazi përbën vetëm rreth 5 për qind të konsumit vjetor të energjisë në vend, sipas Reuters.

Marketing