Shqiptari nga Kosova Milaim Rama ka një histori tjetër suksesi në jetë, derisa ai kishte emigruar në Zvicër nuk do ta besonte se pas një kohe do të njihej në gjithë diasporën shqiptare dhe më gjerë.

Marketing

Ai është ish-futbollisti i parë shqiptar që ka luajtur në Kombëtaren e Zvicrës.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, shqiptari Milaim Rama ka qenë i ftuar në emisionin e diasporës, Fol Shqip Show.

Në një rrefim shumë të sinqertë ai ka treguar se si ishte largimi nga Kosova dhe se nuk e kishte menduar që ndonjeherë të prek majat e suksesit në Zvicër.

Rama ka lindur në fshatin Zhiti të komunës së Vitisë, ai për arsye familjare emigroi në Zvicër në moshën 17 vjeçare.

Ai gjatë kësaj interviste ka treguar për fillimet e tij si sportistë.

“Ka qenë viti 2003, po kthehem pak mbrapa, sigurisht unë kam ardhur në moshën 17 vjeçar në Zvicër, futbollin e madh nuk e kam luajtur në Kosovë. Unë kam luajtur futboll të rrugës, futboll të shkollës, futboll të livadheve që i kem pasur, futboll ndoshta të sokakëve, ku ka pas mure në të djathtë e në të majtë”, ka shpjeguar ai.             

Po ashtu, Rama ka treguar shkakun se pse është zhvendosur që të jetojë në Zvicër.

“Deri në atë moshë kur kam imigruar në Zvicër, në 1993, shkaku i imigrimit ka qenë baba i cili ka qenë në Zvicër prej vitit 1979, edhe na u mundësua në vitin `93, unë me nënën, me dy vëllezër dhe me motrën të vijmë në Zvicër”, ka thënë ai.

“Fillimi i jetës në Zvicër nuk ka qenë aspak i lehtë dhe sigurisht adaptimi gjuha dhe tjera gjera” ka thenë ai.

Ai ka treguar se fillimisht në Zvicër kishte luajtur në ligën e pestë të futbollit.

Ndeshjën e parë profesionte e kishte bërë pikerisht kundër Shqiperisë në Gjenevë, dhe e kujton atë ditë si shumë të rendesishme.

“Në vitin 2003 mora ftesen e parë për të luajtur për Kombetaren e Zvicrës, dhe ishte pikerisht ndeshje kundër Shqiperisë dhe kam pasur emocione të jashtëzakonshme sidomos kur himni kombetarë u kendua dhe kisha diçka që më preku shumë sepse isha para 20 mijë veta shqiptarë. Atë ndeshje e kishte fituar Zvicra me 3 me 2 ndaj Shqiperisë.

Zvicra të japë mundësi shumë, dhe unë përsonalisht nuk kam ndjerë ndonjë paragjykim apo diçka tjeter negative në ketë vend, por më duket se nese shohin shumë potencial këta vetëm sa të mbeshtesin.

Po ashtu, ai ka treguar se çfarë i mungon nga futbolli.

“Futbolli nuk më mungon mua, më mungon ajo pjesa e profesionalizmit që kam qenë përpara. Por, tash mbi të gjitha jam aktiv edhe mundohem tani me djelmoshat e rinj atë që e kam unë t`i jep atyre, që ndoshta njëri prej tyre atë ëndrrën që e ka ta bëjë realitet”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka folur edhe për talentet e rinj të futbolli, si dhe ka treguar se çfarë duhet të bëjnë ata.

“Ka yje jashtëzakonisht shumë, ka djelmosha shumë të talentuar, por sido që të jetë është një rrugë e gjatë. Është një sakrificë edhe unë  si Milaim, e di se çka kam vuajtur ose çka kaluar në atë kohë. Ka pasur kohë që ndoshta ke qenë në një anije dhe ka pasur erëra, ka pas dallgë, kanë qenë të gjitha. Edhe kështu për çdo talent është punë, është angazhim duhet disiplinë e jashtëzakonshme. Nuk është vetëm talenti, edhe tash do të bëhet profesionist”, ka deklaruar ai.

Albora.ch

Marketing