Në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 205 raste të reja me COVID-19, andaj Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka apeluar qytetarët që të vaksinohen dhe të bartin maskat në ambiente të mbyllura.

Marketing

“Të nderuar qytetarë! Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe  vaksinohuni! Kosova shënon këtyre ditëve shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Sipas IKShPK-së, në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

IKShPK ka rekomanduar që të testohen të gjithë ata që kanë kokë dhembje, kollitje, dhembje fyti, vëshirësi në frymëmarrje , rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi dhe humbje të shijes.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19”.

Marketing