Është rritur numri i rasteve pozitive të infektuara me virusin COVID-19, në Kosovë. 52 raste janë konfirmuar me këtë virus gjatë 24 orëve të fundit nga 267 testime të bëra, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

Gjithashtu sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.384.

Në total numri i rasteve aktive është 250.

Në 24 orët janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.405 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.145 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Marketing