Në Vlorë duket se sezoni veror nuk ka nisur ende, pasi vihet re një fluks i paktë i turistëve vendas dhe të huaj.

Marketing

Euronews raporton nga Vlora se janë të paktë turistët e huaj që kanë zgjedhur të pushojnë në këtë qytet bregdetar.

Sipas kjo, kjo është konfirmuar edhe nga operatorët turistikë, të cilët shprehen se fluksi është shumë i paktë sesa vitet e kaluara.

Lufta në Ukrainë, pasiguria e krijuar tek qytetarët, por edhe pandemia në fakt duket se ende nuk e kanë çliruar turistin e huaj që të zgjedhje Shqipërinë për të pushuar.

Ndërkohë çmimet janë rritur me 20 deri në 30% si pasojë e rritjes së çmimit të naftës.

Kjo është një tjetër arsye që i bën turistët të hezitojnë.

Marketing