Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës përmes një njoftimi për media kanë njoftuar se janë realizuar rreth 22 mijë fluturime brenda një viti, shkruan Albora.ch.

Marketing

Sipas Aeroportit, gjatë këtyre fluturimeve  kanë udhëtuar rreth milionë udhëtarë gjatë vitit 2022.

“Përgjatë vitit 2022, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka shërbyer numrin më të madh të udhëtarëve ndonjëherë, duke procesuar rreth 3 milionë udhëtarë dhe 21,842 fluturime brenda një viti.

 Në 2022, numri i udhëtarëve ka arritur në 2,994.560 apo 37,31 për qind më shumë krahasuar me vitin paraprak, ndërkaq numri i përgjithshëm i fluturimeve të administruara në ANP ka arritur në 21,842 duke shënuar rritje prej 21,28 për qind, nga viti në vit.

Top 5 destinacionet që kanë prirë për nga numri i udhëtarëve që kanë fluturuar drejt Prishtinës përfshin vendet si Zvicra, Gjermania, Turqia, Austria dhe Mbretëria e Bashkuar. Vendet tjera në listë përfshijnë Suedinë, Italinë, Belgjikën, Norvegjinë dhe Finlandën”, thuhet në njoftimin për media.

May be an image of text
Marketing