Është raportuar se një 16-vjeçar gjatë së enjtes është rrëmbyer nën kërcënimin e armës.  

Marketing

Nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë thënë se dy persona tashmë janë arrestuar, si të dyshuar për këtë rast.

Aktualisht jemi në fazën e veprimeve intensive hetimore për këtë çështje penale.  Policia e Kosovës me herët ka arrestuar dy persona për ketë rast, të cilët momentalisht gjenden në Stacion Policor duke u marrë në pyetje. Dy të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit”, njoftohet nga Prokuroria.

Ndërsa është dhënë urdhër për arrestim edhe të dy personave të tjerë. Viktimës i janë bërë lëndime të rënda trupore.

“Po ashtu, janë autorizuar Policia e Kosovës për arrestimin edhe dy personave tjerë të implikuar në ketë këtë vepër penale.  Prokurori i shtetit këtë  rast e ka cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”. Kaq mund të ndajmë informata për momentin”.  

Marketing