Ambasada italiane në Tiranë ka bërë të ditur se deri më 31 mars rregullat e udhëtimit nga Shqipëria në Itali do të jenë të njëjta.
Shtetasit shtetasit shqiptarë të cilët udhëtojnë nga Shqipëria në Itali, u mundësohet hyrja nëse kanë statusin e rezidencës.
Ndërsa qytetarët shqiptarë që nuk janë rezident në Itali, mund të udhëtojnë drejt territorit italian vetëm për:
1. Nevoja pune;
2. Rrethana urgjence;
3. Motive shëndetësore;
4. Motive studimi;
5. Kthim në venbanim, banesë apo rezidencë të vetën, ose të personave, edhe jo bashkëjetues, me të cilët ka një marrëdhënie afektive të provuar e të qëndrueshme.
Udhëtari duhet të zbatojë:
1. Detyrimin e kryerjes dhe pajisjes gjatë udhëtimit me një test molekular ose antigjenik negativ për Covid-19, i cili duhet kryer brenda 72 orëve para hyrjes në Itali;
2. Detyrimin e vetëkarantinimit 10 ditor sapo të ketë hyrë në Itali;
3. Detyrimin e kryerjes së një tamponi tjetër në përfundim të periudhës 10 ditore;
4. Detyrimin të plotësojnë një formular specifik të lokalizimit në format dixhital, përpara se të hyjnë në territorin Italian./albora.ch/