Reshat Blakqori gjithë jetën e tij është marrë me punë vullnetare dhe me humanizëm.

Marketing

Ai i ka dalë në krah shumë njerëzve në nevojë, si para dhe gjatë luftës, si dhe pas luftës, në kohët më të vështira siç ishe e koha e pandemisë.

Edhe pse altruizmi i tij u vlerësua shumë nga njerëz të ndryshëm, ai ka vendosur që të marrë rrugën e mërgimit.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Fol Shqip Show”, ku ka folur për punët vullnetare që i ka bërë në Kosovë.

Reshat Blakqori

“Nuk kam qenë vetëm unë vullnetar, kemi qenë shumë vullnetarë, njëri nga ata kam qenë edhe unë.

Unë jam prej komunës së Podujevas, jam themelues i iniciativës “Rinia na bashkon” në kuadër të saj ka me qindra vullnetarë  e vullnetare, të moshave të ndryshme. Pra duke filluar prej moshës së mitur deri në moshën 70 vjeçare edhe bashkërisht kemi bërë punë vullnetare.

Puna vullnetare si i mitur para luftës, gjatë luftës, edhe pas luftës, qëllimi jem ka qenë të bëjmë aktivitete të përbashkëta, të bëjmë punën vullnetare, të bëjmë idetë së bashku dhe të realizojmë qëllime të mira. Ashtu edhe ka ec, por motivimi më i madh për mua ka qenë që të themeloj iniciativën vullnetare “Rinia na bashkon” në 2013, ku pikërisht e kam pasur një rast në familje, prej atyhit ka filluar motivimi më i madh i punës vullnetare, kur në atë kohë e kisha nënë e sëmur edhe kishte nevojë për një intervenim të shpejt, që ka qenë në gjendje serioze, fatmirësisht  ajo sot jeton”, ka thënë Blakqori.

Reshat Blakqori

Po ashtu, ai ka folur edhe për punët vullnetare që i ka bërë  gjatë kohës së karantinës në pandemi, edhe pse e kishte fëmijën e tij të sëmurë.

“Prej ditës së parë që ka filluar pandemia ka qenë rasti i parë në fshatin Dumnicë, komunës së Podujevës, në nivel të Kosovës po foli. Shumë ka qenë e dhimbshme ajo kohë. Unë në 2018 jam martuar, në 2019 jam bërë prind edhe e kisha djalin e vogël. Gruaja më thirrke, ma çonte në video djalin tu thanë “babo, babo, babo” tu marr infuzion, a unë isha me ekipin duke u marr me punë vullnetare dhe me Kryqin e Kuq, dega në Podujevë së bashku me Policinë që kanë qenë në përcjellje në fshatin Llaushë dhe Dumnicë duke shpërndarë pako për familjet e izoluara që kanë qenë në karantinë në kohën e pandemisë”, ka rrëfyer ai.

Reshat Blakqori

Po ashtu, ai i ka përmendur disa nga punët vullnetare që i ka bërë gjatë kohës kur është marrë me humanizëm.

“Çdoherë për neve kanë qenë prioritet njerëzit me nevoja të veçanta edhe nënat tona. Kemi bërë autizëm, për hendikos, për shkolla, për fëmijët me nevoja të veçanta, për kurse të gjuhëve të huaja falas, për çiklizëm, për lulëzimin e pranverës d.m.th. kemi mbledhur lule, për ambientin, panaire, për minatorët të viteve 89-90, mësimdhënësit të viteve të 90ta, kemi dashur me i nderu me mirënjohje ku kemi arritur qëllimin, për bibliotekën e qytetit”, ka thënë ai.

Më tej, Blakqori ka treguar se edhe diaspora ka pasur një rol të rëndësishëm në humanizëm, duke përmendur rastin e studentëve shqiptarë të  Kroacisë dhe Sllovenisë.

“Kemi bërë aktivitete edhe me rinin e diasporës, në veçanti me studentët shqiptare në Slloveni dhe Kroacisë, ku një ndër rastet që ka qenë me i njëshmi për mua, kam qenë i veshur si babadimër, kemi shkuar në repartin e pediatrisë, studentët shqiptarë të Kroacisë dhe Sllovenisë i kanë tubuar disa lodra dhe gjëra ushqimore, dhurata për fëmijët. Aty kur kemi shkuar në katin e katërt ka qenë një rast i prekun, në gjendje shumë të rëndë. Disa fëmijë u frikësojshin se unë i veshur si babadimër edhe një që ka qenë shumë prekës për mua, nuk e harroj kurrë atë moment, ka qenë ndër momentet më të prekshme për mua, një nënë kur u afrova unë ka bërtitur “oh mu ngjallë elvadi”. Për atë vullnetari ka çka jep edhe ka çfarë flet. Për atë më dhimbset vetja pse u dashtë me lëshu Kosovën  e mos me jetu në Kosovë”, ka thënë ai.

Reshat Blakqori

Më tej, Blakqori ka treguar se si e ka mbajtur familjen e tij, pasi që ai është marrë vetëm me vulletarizëm.

“Familja ime është kujdesur për gjërat e familjes, por unë që ë kam pasur një pagë prej familjes time, jetojmë në Podujevë, kemi përball tregut shtëpinë edhe një pjesë e pasurisë që është aty e kemi të lëshuar me qira, atë qiranë prej 250eurove, kurrë familja ime nuk e ka përdorur , unë e kam shfrytëzuar për aktivitete vullnetare”, ka rrëfyer ai.

Blakqori ka zbuluar se është i detyruar që ta marrë rrugën e mërgimit.

“Nuk kam pasur zgjidhje tjetër, jo që kam dashur. Nuk është e lehtë. Kam vendosur që unë, djalë , gruaja kemi marr vizat e punës edhe kemi vendosur që përfundimisht që të jetojmë në Finlandë”, ka thënë ai.

Marketing