Amir Rrahmani ka nënshrkuar me Napolin rinovimin e kontratës, por ende nuk është zyrtarizuar. Kontrata pritet të jetë deri më 30 qershor 2027 me opsion deri në vitin 2028.

Marketing

Kjo i bën më të qetë kryesuesit e Serie A pasi largon kështu çdo sulm nga klubet e tjera ndaj lojtarit kosovar, i cili është perfekt në fushën e lojës bashkë me Kim.

Ish-lojtari i Veronës është rritur shumë sidomos në periudhën e fundit, pothuajse gjithmonë duke gjetur një fanellë titullari.

Vlera e Rrahmanit gjithashtu është rritur, nga 14 milionë që është blerë, ka shkuar në 30 milionë euro.

Marketing