Futbollisti kosovar Amir Rrahmani e ka fituar besimin e trajnerit Luciano Spalletti dhe po e përbën një dyshe të pakalueshme në zemër të mbrojtës së ekipit italian, së bashku me Kalidou Koulibalyn.

Marketing

E dy futbollistët i ka lavdëruar ish-mbrojtësi i Napolit, Mirko Taccola.

Ai u ndal të flasë mbi të gjitha për përfaqësuesin kosovar.

“Rrahmani – Koulibaly është njëra prej dyshes më të mirë defanzive në kampionat. Rrahmani është duke bërë mjaft mirë, edhe pse në fund Koulibaly e merr vëmendjen e të gjithëve. Amiri është një lojtar më i qetë dhe shihet pak, por ai po bëhet një lojtar mjaft i rëndësishëm”, deklaroi Taccola për “Radio Goal” në “Kiss Kiss Napoli”.

Sipas tij, Napoli është ende në garë për titull të kampionit dhe se ka mundësi të mira të festojë në fund, transmeton expres, transmeton albora.ch.

E Rrahmani nga ana e tij e bëri një hov të madh në karrierë duke luajtur fillimisht me sukses me Lokomotivën e Zagrebit, më pas në Dinamo Zagreb, për të vazhduar në Verona dhe tash në Napoli.

Krahas stabilitetit që po e shfaq në mbrojtje, Rrahmani ka shkëlqyer edhe në repartin ofanziv duke i realizuar tre gola deri tash këtë sezon./albora.ch/

Marketing