Futbollisti i Napolit, Amir Rrahmani ka lëshuar disa deklarata në mediat italiane, përcjell Albora.ch.

Marketing

“Ne gjithmonë luajmë për tre pikët, për të shënuar gola. Ky është qëllimi ynë. Çdo skuadër ka një rënie dhe shpresoj se tashmë e kemi kapërcyer atë dhe jemi rikthyer.

Kam pasur një dëmtim shumë të rëndë, por e kam kaluar mirë. Kishte rrezik që të mos kthehesha.

+12 është një shenjë se po ecim mirë. Por ne jemi vetëm në gjysmë të rrugës dhe ende nuk kemi bërë asgjë.

Mbrojtja më e mirë? Falë gjithë ekipit, nuk janë vetëm mbrojtësit që mbrojnë, faza e mbrojtjes fillon me sulmuesit. Kim është shumë i fortë, ne po bëjmë mirë bashkë, e dimë se si duhet të sillemi, si duhet të mbrohemi dhe si duhet ta trajtojmë topin.

Me Romën mendoj se një ndeshje e ngjashme me atë të Salernos, por padyshim Roma ka më shumë cilësi, ka shumë lojtarë të fortë. Ndoshta do të jetë paksa e ngjashme me atë me Juventusin, sepse edhe bardhezinjtë qëndruan pas për t’u mbrojtur. Duhet ta menaxhojmë mirë topin, të mos e humbasim dhe të shohim nëse mund të shënojmë. Ne do të duhet të menaxhojmë kundërsulmin e tyre, t’i kushtojmë vëmendje kur humbasim topin dhe ata rifillojnë.

Ne shënuam pothuajse në çdo ndeshje, vetëm ndaj Fiorentinës dhe Interit nuk ia dolëm. Është shumë më e lehtë kur kemi lojtarë që e mbajnë mirë topin në momente të vështira, kur jemi nën presion ata gjithmonë arrijnë të dalin me një lojë të mirë dhe është më e lehtë për ne.

Falë Spallettit. Ai na thotë të jemi të qetë, të mendojmë lojë pas loje. Edhe ai thotë se është ende shumë herët, jemi vetëm në gjysmë të rrugës.

Kampionët? Ne besojmë në të, sepse kemi bërë mirë edhe në Ligën e Kampionëve. Ne e përfunduam grupin në vendin e parë dhe nuk ishte e lehtë sepse kishte kundërshtarë të fortë. Shpresojmë të bëjmë një rekord edhe në këtë garë.

Scudetto? Jemi në gjysmë të rrugës, në dhomat e zhveshjes nuk flasim për këtë, sepse ka ende shumë ndeshje edhe nëse e dimë se nëse luajmë siç dimë mund t’i fitojmë këto ndeshje”, ka thënë Rrahmani.

Albora.ch

Marketing