Ajo ishte e para që doli në skenën e Pala Olimpico për provat e spektaklit, si dhe e para që u bombardua nga kritikat. Në të vërtetë, ata që kanë vënë në shënjestër Ronela Hajatin, e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovizionin e Torinos, janë fyerje të vërteta, tallje, foto e karikatura të këngëtares, të sulmuar nga për pamjen e saj fizike.

Marketing

Kështu shkruan La Repubblica për reagimet që pasuan për shfaqjen e Ronela Hajatit. Sipas gazetës italiane, organizatorët kanë premtuar se do të ndjekin ligjërisht të gjithë personat që kanë ofenduar për paraqitjen fizike Ronela Hajatin.

Motori i polemikave në lidhje me ngjarjen televizive më të ndjekur (jo sportive) në botë tashmë po funksionon me shpejtësi. Paralelisht me ofendimet ndaj Ronelës, në rrjetet sociale kanë nisur edhe sulmet frontale ndaj makinerisë së EBU (European Broadcasting Union, që mbledh operatorët kryesorë televizivë) për mënyrën se si po menaxhon përgatitjet para spektaklit.

Kjo klimë e helmuar e bindi EBU-në për nevojën e një deklarate publike.

“Ne dënojmë fuqishëm të gjitha format e diskriminimit dhe jemi të tronditur nga niveli serioz i arritur nga abuzimi në internet që u është drejtuar atyre për të cilët punojnë fort për të prodhuar shfaqjen e këtij viti.” . Jo vetëm kaq, Ebu flet për sulme që janë nisur “edhe në llogaritë e tyre personale” dhe shkon deri aty sa të paralajmërojë “këdo që kapërcen kufirin: çdo sjellje e paligjshme do të bllokohet menjëherë dhe në raste të rënda ne do t’i denoncojmë personat e tillë tek autoritetet kompetente vendore”.

Polemikat para ngjarjes nuk kanë munguar asnjëherë, por këtë vit ndoshta kanë qenë më të dhunshme dhe të padrejta se zakonisht, aq sa edhe Ronela të reagonte personalisht.

“Më mungon studioja ime, muzika, emisionet e mia, fansat e mi! Kam pesë muaj që punoj me çdo detaj dhe njerëzit janë të pakënaqur. Kaq mundem. Më falni! Fikeni televizorin kur të transmetohet kjo performancë e keqe që ta harroni më shpejt”, shkroi ajo./albora.ch/

Marketing