Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati do të hapë Eurovisionin. Ajo do të performojë e para në gjysmë finalen e parë të festivalit evropian që pritet të mbahet në Torino.

Marketing

Organizatorët kanë publikuar listën e këngëtarëve që do të performojnë sipas renditjes në gjysmë finalen e parë dhe të dytë.

Ronela është shprehur e lumtur që do të jetë e para që do të këndojë në skenën në Torino. Ajo premton se do të dhurojë një performancë të shkëlqyer që do të mbahet mend gjatë. Sekret është pritur shumë mirë nga publiku i huaj. Ronela është vlerësuar gjithashtu për energjinë.

Unë e kam thënë hallin më të madh me polemikat e kam pasur këtu, sepse ne jemi vend që nuk mund ti pranojmë gjërat me herë të parë. Atje nuk do kem limite. Do bëj një gjë që një herë do ta çojë RTSH-ja këtë performancë dhe s’do ketë më”, tha Hajati. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing