Al-Nassr raportohet se ka siguruar edhe zyrtarisht shërbimet e Cristiano Ronaldos.

Marketing

Mediumi arab, “Al-Arabiya“, duke u bazuar në burime, ka raportuar këtë të premte se ylli portugez e ka nënshkruar edhe zyrtarisht kontratën..

Sipas mediumit në fjalë, Ronaldo do t’i bashkohet Al-Nassr nga janari i vitit 2023, teksa kontrata e tij do të jetë e vlefshme deri në verën e vitin 2025.

37-vjeçari besohet se do të paguhet me 200 milionë euro brenda një sezoni.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” te klubi nga Arabia Saudite do të kalojë si lojtar i lirë, pasi Manchester United së fundmi kishte shkëputur kontratën me të.

Marketing