Roberto Carlos dhe Ronaldinho do të organizojnë një ndeshje me yjet e futbollit në Miami.

Marketing

Kampionët e botës me kombëtaren e Brazilit në Kore-Japoni 2002, shpallën listën e yjeve që do të marrin pjesë këtë të shtunë, më 18 qershor, në një ndeshje ekspozite të quajtur: The Beautiful Game nga R10 & RC3.

Fituesit e UEFA Champions League me Real Madridin dhe Barcelonën, organizuan ndeshjen në stadiumin DRV PN , shtëpia e skuadrës së MLS, Inter Miami.

Sipas listës së shpallur, në ndeshje do të shfaqen lojtarë aktivë, lojtarë të pensionuar dhe disa të famshëm nga jashtë fushës së futbollit.

Mes lojtarëve aktivë do të jetë kampioni i sapokurorëzuar me Real Madridin në La Liga dhe Champions League, braziliani Vinicius Jr, kolumbiani Radamel Falcao dhe argjentinasi Paulo Dybala.

Gjithashtu do të luajnë Arturo Vidal i Kilit dhe Paul Pogba i Francës.

Ndër ish-lojtarët spikat mbrojtësi Rafael Marquez, i cili ishte bashkëlojtari i Ronaldinhos te Barcelona.

Gjithashtu janë ftuar edhe mbrojtësi meksikan Ricardo Osorio, si dhe portieri kolumbian René Higuita dhe bashkatdhetari i tij Carlos Pibe Valderrama.

Cafu, Hristo Stoichkov, Rivaldo dhe Patrick Kluivert do t’i shohim gjithashtu në aksion në këtë ndeshje./express

Marketing