Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se robotët e parë të gjallë në botë tani janë në gjendje të riprodhohen.

Marketing

Robotët, të njohur si ‘xenobots’, u krijuan duke përdorur lëkurën dhe qelizat burimore të zemrës së bretkosave dhe u ekspozuan për herë të parë vitin e kaluar, pasi eksperimentet përcaktuan se ishin në gjendje të lëviznin dhe të vetë-shëroheshin.

Shkencëtarët që krijuan ksenobotët thanë në nëntor se format e jetës sintetike  – mund të vetë-përsëriten.

New York Post raportoi se shkencëtarët në universitetin e Vermontit, Harvard dhe universitetin Tufts botuan kërkimin e tyre në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave në fund të vitit 2021.

Në një seri eksperimentesh, ksenobotët u panë duke notuar nga pjata e tyre në kërkim të qelizave të tjera të vetme dhe duke ndërtuar ‘foshnja’, të cilat bëhen ksenobot të rinj pas disa ditësh dhe fillojnë të duken identike me ‘prindërit’ e tyre.

Ksenobotët e rinj, të cilët janë nën një milimetër në gjerësi, më pas përsërisin procesin, duke u vetë-përsëritur vazhdimisht.

Shkencëtarët – të cilët projektojnë ksenobotët në një kompjuter dhe mbledhin format e vogla të jetës me dorë – thanë se ishin ‘të habitur’ nga zbulimi i tyre.

Douglas Blackiston, një nga autorët e studimit, shpjegoi në atë kohë:

“Njerëzit kanë menduar për një kohë mjaft të gjatë se ne kemi përpunuar të gjitha mënyrat me të cilat jeta mund të riprodhohet ose përsëritet. Por kjo është diçka që nuk është vërejtur kurrë më parë.

Bashkëdrejtuesi i studimit Michael Levin shtoi:

“Këto qeliza përdorin inteligjencën e tyre kolektive, një plasticitet, për të bërë diçka mahnitëse.

Ai vazhdoi:

“Nëse do të dinim se si t’u thoshim koleksioneve të qelizave të bënin atë që dëshironim të bënin, në fund të fundit, kjo është mjekësia rigjeneruese – kjo është zgjidhja për dëmtimet traumatike, defektet e lindjes, kancerin dhe plakjen.”

“New Scientist” vuri në dukje se studiuesit zbuluan organizmat e parë shumëqelizorë që riprodhoheshin në një mënyrë të tillë.

“Kjo punë tregon se ekzistoka një mënyrë e panjohur më parë – se jeta mund të përsëritej vetë.”

Marketing