Rita Ora publikoi foto sot se si dukej e mahnitshme të shtunën, teksa shikonte ‘Super Bowl’ në stadiumin SoFi në Kaliforni.

Marketing

Këngëtarja, 31 vjeçe, së bashku me të dashurin Taika Waititi, 46 vjeç, ishin në stadium për të parë Los Angeles Rams duke mposhtur Cincinnati Bengals 23-20 në një rikthim të çerekut të katërt në ‘Super Bowl LVI’.

Rita pozoi në një veshje me stil, ndërsa dukjen e kombinoi me një mori unazash, gjerdanësh dhe rrathësh floriri.

Krijuesja e hitit “Anywhere” postoi edhe një foto me të dashurin e saj Taika, ku çifti u pa duke pozuar para kamerës dhe motrën e saj, Elena.

“Super Bowl 2022! Njerëzit e mirë dhe qyteti vendas fitoi!! Çfarë kohe!”, ishte mbishkrimi që Rita i bëri postimit./albora.ch/

Marketing